Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se personat që u plagosën mbrëmë në Prishtinë ishin të mitur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e tre personave mbrëmë në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të plagosurit janë të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44.  Tre viktima meshkuj kosovarë-të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo dhe: Plagosen tre persona në Prishtinë

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen ‘Lakrishte’ në Prishtinë.  Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, kishte thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika