Policia jep detaje për shpërthimin afër stacionit policor në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje rreth shpërthimit afër stacionit policor në veri të Mitrovicës, që kishte ndodhur të shtunën e 6 majit, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Kral Petra, Mitrovicë Veri 06.05.2023-02:46. Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës.

Shpërthimi afër stacionit policor në veri, qytetari serb largon veturën që iu dëmtua

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika