Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e mbrëmshën në veri të Mitrovicës.
Në raportin e saj 24-orësh, thuhet se nga ky shpërthim janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.
Lidhur me ngjarjen, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit
“SHKAKTIM I RREZIKU TË PËRGJITHSHËM Mitrovicë Veri / 15.11.2023 – 23:30-23:50. Është raportuar se më 16.11.2023 si pasojë e shpërthimit të një mjeti të dyshuar janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raport.