Policia jep detaje për vdekjen e 5-vjeçarit në Spitalin e Vushtrrisë

Policia e Kosovës-Ilustrim

Gjatë të premtes, një 5-vjeçar ka vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek, si dhe në një distancë nga 56 metra larg nga vendi i ngjarjes, është gjetur një armë, e cila është konfiskuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është ende duke u hetuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se fëmija ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5-vjeçar është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit, fëmija ka vdekur”, ka thënë Zahiti.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si ‘Vdekje e dyshimtë’”, ka deklaruar Zahiti.

Vdes një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika