Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Skenderaj i cili u godit nga ekskavatori

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se viktima është goditur nga ekskavatori

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Të shtunën e 20 shkurtit, një punëtor ka humbur jetën në fshatin Qirez të Skenderajt.

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se viktima është goditur nga ekskavatori.

“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika