Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se vajza e cila ka vdekur në qendrën e skijimit në Brezovicë, është e moshës rreth 15-vjeçare.
Ai për Portalin Dukagjini, ka thënë se rreth orës 12:00, vajza me inicialet M.B, është aksidentuar teksa po skijonte në Brezovicë, ku si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Vajza, fillimisht, është dërguar në Shtërpcë për ndihmë të parë dhe pastaj është dërguar në Spital të Mitrovicës, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë, me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50, policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara, e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë ai.