Policia jep detaje për vetaksidentin e djeshëm në Gjilan

Policia e Kosovës, lidhur me vetaksidentin e djeshëm në Gjilan, ka njoftuar se vetura, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë

Dje nga një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Lumi i Bardhë, ka vdekur një 28-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Portalin Dukagjini kishte thënë se vdekjen e 28-vjeçarit e kishte konfirmuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, Policia e Kosovës sot në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se vetura, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Gjilan  25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika