Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës jep detaje lidhur me vetaksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ilustrim

Të mërkurën e 20 prillit, një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, për të cilin Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se drejtuesi i automjetit, i cili ishte shtetas i Shqipërisë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur një mbrojtëse në rrugë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku-vetaksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull,  shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën  duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës”, thuhet në raport.

Ilustrim

Si pasojë e kësaj, viktima – pasagjer ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, vijon njoftimi.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”.

Policia ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes, dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut, sidomos ato të shpejtësisë.

Ndërkaq, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ëhstë raportuar një aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 61 aksidente trafiku me dëme materiale.

Kurse, numri i personave të arrestuar brenda 24 orëshit të fundit është gjithsej, 29.

Vdes një person si pasojë e një vetaksidentit rrugor në autostradën “Ibrahim Rugova”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika