Policia jep detaje për vetaksidentin në Istog, ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës, ka dhënë detajë në lidhje me vdekjen e një personi si pasojë e një vetaksidenti rrugor

Qyteti i Istogut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vetaksidentin rrugor në Lubozhdë të Istogut, ku e humbi jetën një person.

Deri te vetaksidenti, sipas policisë, ka ardhur kur vozitësi tashmë i ndjerë e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, Policia është informuar për një vetaksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog. Deri te vetaksidenti ka ardhur derisa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtёsisё, humb kontrollin del nga rruga, dhe si pasojё humb jetёn, vdekjen e sё cilit, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika