Policia jep detaje për “vrasjen në tentativë” në Lupç

Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “Vrasjen në tentativë” në fshatin Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre me armë zjarri e njëri me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të njëjtit kishin pasur mosmarrëveshje më herët.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura”, thuhet në raport.

Tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalimin e pesë personave të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit në lidhje me rastin janë dërguar në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën masa sigurie policore.

Pesë të dyshuarve për tentim vrasje në Lupç u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika