Nuk ka të lënduar por dëme materiale janë të konsiderueshme”, është shprehur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Në një përgjigje për portalin Dukagjini, Veseli tha se zjarri ka nisur rreth orës 10:15 dhe aktualisht Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ku edhe po lokalizohet zjarri.
“Incident zjarri në Brezovicë Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Për çdo informacion shtesë, do të bëjmë njoftime në vijim”, ka thënë Veseli.