Një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë ka shpërthyer në flakë, teksa evakuimi i banorëve është duke vazhduar.
Sipas njoftimit nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, organet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka njoftuar Ahmeti për Dukagjinin.