Policia e Kosovës ka dhënë më shumë informacione rreth aksidentit që ka ndodhur këtë të hëne në fshatin Novosellё- Pejё, ku ishin tё pёrfshira dy vetura.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia njofton se si pasojё e kёtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore katёr persona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, dhe mё pas nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.
“Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs (IPK), pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje njoftohet se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё.