Policia ka trajtuar 22 raste të “Escortave” gjatë vitit 2024

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka trajtuar 22 raste të lidhura me dukurinë e njohur si “Escorta”, duke përfshirë aktivitetin e dyshuar të “Marrje me prostitucion”.

Policia ka përdorur metoda të monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale dhe mbledhjes së fakteve nga terreni për të trajtuar këto raste.

Si rezultat, janë identifikuar 50 persona të dyshuar – 26 femra dhe 24 meshkuj.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e realizimit të objektivave vjetore, gjatë vitit 2024, kanë trajtuar edhe rastet që lidhen me dukurinë e njohur si ‘Escorta’.

Hetuesit kanë monitoruar faqe të internetit, rrjete sociale e kanë kryer mbledhje të fakteve e provave nga tereni. Gjatë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrie me prostitucion’, policia ka trajtuar 22 raste.

Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.

Të gjitha këto raste janë  referuar Gjykatave Themelore (Departamenti për Kundërvajtje), ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite në vendin tonë. Të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe  mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore”, thuhet në në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika