Policia: Katër të mitur sulmojnë disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut

Një grup prej tre-katër të miturve dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 06.03.2025.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Operativës i Policisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Petrit Fejza, i cili tha se të dyshuarit janë intervistuar në Polici.

“Fillimisht janë marrë 4 persona si të dyshuar por 3 prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave. Policia është duke punuar për të identifikuar edhe personat e tjerë të involvuar”- tha Fejza për Kallxo.com.

Sipas Fejzës, i mituri që është në stacion është i nacionalitetit boshnjak, ndërsa siç thotë ai të tjerët pritet të identifikohen.

Fejza përfundoi se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika