Policia kërkon 17-vjeçarin nga Podujeva, i dyshuar për vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e 17-vjeçarit Lordi Sulja, i kërkuar për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e 17-vjeçarit Lordi Sulja, i kërkuar për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Lordi Sulja, shtetas holandez, po dyshohet për vrasjen e rëndë në Podujevë, që ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi Holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Policia i ka ftuar qytetarët të kërkojnë në numrin e telefonit 192.

Një person ishte vrarë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër kishte mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika