Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar një të dyshuar për përfshirje në një rast “Lëndim trupor”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë ka ndodhur më datën 6 qershor të këtij viti, në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Në njoftimin e tyre është edhe fotografia e të dyshuarit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.