Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur të hënën e 11 shtatorit në Podujevë.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovëa.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në postim.
Një person është vrarë të hënën e 11 shtatorit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur.
Lexo dhe: Vrasja në Podujevë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmiut 4-vjeçar
E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e fëmiut të tyre, 4-vjeçar. Motivet në lidhje me rastin ende nuk dihen, teksa xhaxhai i viktimës thotë se i njëjti nuk kishte probleme më herët