Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar dhe lokalizuar një person që po kërkohet për veprën penale "Kanosje"

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të identifikuar dhe lokalizuar një person që po kërkohet për veprën penale “Kanosje”.

Personi në foto, këtë vepër penale e ka bërë më 30 dhjetor të vitit 2023, në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë);

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren;

– E-mail adresa: [email protected].

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika