Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave që dyshohet se kanë përdorur armë apo mjet të rrezikshëm.
Policia ka publikuar foton e të dyshuarve me qëllim të identifikimit, derisa vepra është kryer në qershor të vitit 2023.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet njoftuan se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre kontaktoni në numrin 192.