Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia e Kosovës, ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e klinikës së Gjinekologjisë, në Prishtinë





Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë.

Me anë të një kërkese për bashkëpunim, Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat personale të të dyshuarit.

Sipas policisë, i dyshuari, Sokol Halili, i lindur më shtatë maj të vitit 1991, nga fshati Godancë i Komunës së Shtimes, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e klinikës së Gjinekologjisë, në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, vijon njoftimi.

Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me rastin e ndodhur në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuari S.H. dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë H.M, ka njoftuar se më tetë shtator të 2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H.

Sipas njoftimit, thuhet se Gjykata më 13 shtator të po të njëjtit vit, ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje, me të cilën, ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur, kurse palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6, të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

“Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan, i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Viktima me urdhër-mbrojtje për 6 muaj, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë kishte aktakuzë për kanosje

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika