Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në Prishtinë. Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një personi që dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika