Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtyre dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve që dyshohen për veprën penale “vrasje në tentativë” në Mitrovicë, ku një person është plagosur me armë zjarri me 10 korrik.

Fitim dhe Arian Xhema nga qyteti i Mitrovicës janë shpallur në kërkim, derisa Policia e Kosovës ua kanë publikuar identitetin me qëllim që të ndihmohen nga qytetarët për kapjen e tyre.

Dy të dyshuarit veprën penale “vrasje në tentativë” e kanë kryer me 10 korrik rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.

“Personat e kërkuar  janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje në tentativë me datë 10.07.2024 në rrugën ‘Evlia Qelebiu’ në Mitrovicë, ku në këtë rast një person është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika