Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë që ndodhi më 22 nëntor i cili ende është në arrati.
Personi i cili po kërkohet nga policia është Korab Zeqir Gashi, i lindur më 01.03.1982 në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se ndaj të dyshuarit në fjalë është lëshuar edhe urdhër arrest nga organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e Grabitjes së Armatosur dhe Plagosjes së Zyrtarit Policor, ndodhur me datë 22.11.2023 në argjendarin në Suharekë. Lidhur më këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër arresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab Zeqir Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë me nr personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimet e Portalit Dukagjini bëjnë të ditur se policia i ka këshilluar zyrtarët policorë të kenë kujdes nga i dyshuari.
Gjithashtu, si shkak i personit që është ende në kërkim, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë edhe për Prokuroren e rastit.
Për grabitjen e armatosur në Suharekë, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, ku njëri prej tyre është liruar.
Një nga të dyshuarit për grabitje u neutralizua gjatë operacionit policor për kapjen e tij. Ndërsa janë plagosur dy policë dhe është lënduar një. Po ashtu u bastis edhe një argjendari në Prishtinë në lidhje me këtë plaçkitje.