Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, para objektit të Ministrisë së Arsimit.
Rasti ka ndodhur kur një veturë ka përplasur semaforin e më pas i njëjti ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat më pas sollën vdekjen e këmbësorit.
Policia e Kosovës, pas këtij aksidenti me fatalitet, ka kërkuar kujdes nga të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik “që të jenë të kujdesshëm dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë t’i respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor.
“Gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në njoftim.