Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar një person të dyshuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar një person të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, njofton Policia e Kosovës.

Personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

Policia njofton se ky i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur të enjtën e 6 prillit, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika