Policia njofton se personi i kërkuar është Enis Rrahim Vejhapi, i lindur më 10 maj të vitit 1996 në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Policia thotë se publikimi i fotografisë dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar është bërë bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.