Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi

Me anë të një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka publikuar foton e personit të dyshuar ndonëse identifikimin e tij nuk e ka bërë akoma. Nga policia kanë bërë kërkesë për bashkëpunim që qytetarët që kanë informacion mbi të dyshuarin të kontaktojnë në stacionin më të afërt policor

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët e vendit në kërkimin e një personi, i cili dyshohet për shkaktim të një lëndimi të rëndë trupor në gusht të këtij viti, në Malishevë.

Me anë të një postimi në Facebook, policia ka publikuar foton e këtij personi, ndonëse identifikimin e tij nuk e ka bërë akoma.

“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin lëndim i rëndë trupor, raportuar me datë 11.08.2023. Gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë të personit, i cili dyshohet të jetë kryes i kësaj vepre. Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarit, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar në rast, me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.”, thuhet në njoftim.

Policia bën thirrje që qytetarët që kanë informacion mbi të dyshuarin të kontaktojnë në stacionin më të afërt policor ose në aplikacionet digjitale.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika