Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e dy personave nga Gjakova.
Të dyshuarit kërkohen për veprën penale tentim vrasje.
“Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon hetimet intensive lidhur me një rast të vrasjes në tentativë, i cili është raportuar më 20.01.2025. Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë: Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.