Policia kërkon ndihmë për identifikimin e disa të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar të përfshirë në vjedhje të rënda në Prishtinë, duke publikuar fotografitë e tyre

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar disa persona, fotografitë e të cilëve ua ka publikuar.

Sipas njoftimit, sektori i hetimeve të Prishtinës, me autorizime nga prokuroria kompetente, këkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në kryeqytet.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika