Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë të dyshuarve për tentim vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë personave të dyshuar për rastin e plagosjes në Prizren

Gjashtë të dyshuarit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë të dyshuar për tentim vrasje në Prizren, duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar të shpallur në kërkim janë, Abedin Zenel Likaj, Hajdin Zenel Likaj, Shaqir Zenel Likaj, Zenel Abedin Likaj, Isuf Shaqir Likaj, dhe Hajdar Abedin Likaj, të gjashtit nga fshati Krajk i Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se personat kërkohen, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë truporë“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhur me 22 maj në fshatin Krajk – Gjonaj të Prizrenit.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”.

11 persona të përfshirë në rastin e plagosjes në Prizren

Policia e Kosovës, më 23 maj, ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës në Prizren.

Sipas Policisë, një person është plagosur me armë zjarri e një tjetër është lënduar me mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje mes 11 personash.

Rastin në polici e kishte njoftuar një burrë i cili ka deklaruar bashkë me dy viktimat se është sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë persona të dyshuar.

Njëri prej tyre është arrestuar pas një bastisjeje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika