Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi që dyshohet për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një person i shpallur në kërkim  e që është dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një person i shpallur në kërkim e që është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Zjarrvënie’ të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën ‘Vicianum’ në Prishtinë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, ka shkruar policia.

Në njoftimin e PK-së thuhet se “vlerësojmë lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika