Policia konfirmon gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Pejë, jep detaje rreth zhdukjes së tyre

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të zhdukjes së dy vajzave nga Peja, të cilat janë gjetur në orët e hershme të së shtunës. Sipas Policisë, gjatë kohës sa kanë qenë të zhdukura, ato kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të komunës së Pejës

Ilustrim





Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur detajet për rastin e zhdukjes së dy vajzave nga Peja, të cilat janë gjetur në orët e hershme të së shtunës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë punës intensive operative-hetimore, të shtunën e 1 tetorit pas një informacioni të pranuar, është lokalizur vendndodhja e viktimave.

“Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellë nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se, viktimat kanë deklaruar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu, ato janё kontrolluar nga mjeku kujdestar.

Gjatë kohës që kanë qenë të zhdukura, sipas njoftimit, ato kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Komunës së Pejës.

“Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu, tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar. Ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё”, vazhdon njoftimi.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu, edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, ato deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre. Ndërsa, nё bashkëpunim me zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё një shtёpi të sigurt.

Gjenden gjallë dy vajzat e zhdukura para një jave në Pejë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika