Policia konfirmon sulmin ndaj imamit në Podujevë

3 persona kanë sulmuar imamin e një xhamie në Podujevë. Me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes

Imami i xhamisë në fshatin Lupq të Podujevës, Zeqir Berisha

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj imamit të xhamisë, Zeqir Berisha, në fshatin Lupç të Podujevës.

Berisha ishte sulmuar me mjete të forta nga 3 persona. Ngjarja ka zënë vend mbrëmjen e së enjtes në xhaminë e fshtatit Lupç të Podujevës.

Rastin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës është gjetur një person i lënduar rëndë. Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Portali Dukagjini.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se për rastin në fjalë janë arrestuar 3 persona.

Me urdhër të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe njëherësh, ndaj tyre është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika