Policia konfirmon vrasjen në Skenderaj

Një vrasje ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një person 42 vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një i dyshuari tjetër në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në një lokal në qytetin e Skenderajit.

Ai ka thënë se rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.   Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Të fundit nga rubrika