Policia konfiskon 11 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok

"Identifikohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në veri të vendit, dyshohet se qytetarëve u dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake si pasojë e problemeve me energji elektrike"

(Foto nga arkivi)

Policia e Kosovës ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalautve në komunën e  Zubin Potokut.

Në njoftimin e policisë thuhet se si e rrjedhojë e këtyre pajisjeve në lagjen e fshatit (Uglar) ku janë konfiskuar, ka pasur problme me energjinë elektirke, qytetarëve u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe për këtë është kërkuar ndihma e policisë lidhur me këtë çështje.

“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok, posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

Policia e Kosovës nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin). Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve, i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika