Policia konfiskon 40 telefona në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të iPhone 14 të në pikëkalimin kufitar Bërnjak

Njësiti i Policisë Kufitare në veri ka zbuluar një rast të dyshuar të kontrabandimit në hyrje të pikëkalimit kufitar në Bërnjak.

Në këtë rast, të martën rreth orës 10:25, në një veturë Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë dhe vozitësin S. E. (viti i lindjes 1970), është zbuluar se transportonte një sasi të konsiderueshme të mallit të fshehur, që dyshohet të jetë kontrabanduar.

Lista e mallit të gjetur përfshin: 20 iPhone 14, 10 iPhone 14 Pro, 10 iPhone, 14 Pro Max.

Policia e Kosovës, me autorizimin e prokurorit të Shtetit, mori masa të menjëhershme për konfiskimin e mallit të kontrabanduar dhe dorëzimin e tij te Dogana e Kosovës për hetimet më të mëtutjeshme.

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit, malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, siç ka njoftuar, mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika