Policia konfiskon dy armë gjuetie, fishekë e radiolidhje në Leposaviq

Në Leposaviq, një shtetas kosovar është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje të të dyshuarit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Në Leposaviq është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, gjatë kontrollit që i është bërë të dyshuarit, i janë gjetur dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje.

I dyshuari ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë, policia ka njoftuar se janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një hark me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë.

“Leposaviq / 17.12.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika