Policia konfiskon marihuanë në Obiliq

Pas hetimit nga Policia e Kosovës, një personi në Obiliq i janë sekuestruar 1300 gramë narkotikë të llojit marihuanë dhe 12.01 gramë të tjerë të llojit kokainë, i njëjti, pas kësaj është arrestuar

Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, një person është arrestuar si pasojë e posedimit të lëndëve narkotike në fshatin Kryshec të Obiliqit.

Sipas raportit, ky arrestim ka ndodhur pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Pas hetimit, të njëjtit person, i janë sekuestruar 1300 gramë narkotikë, të llojit mariuhuanë dhe 12.01 gramë të tjerë të llojit kokainë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë se Kosovës në Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:1300 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 12.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika