Policia konfiskon mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri

Policia e Kosovës i ka konfiskuar mbi 170 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat konsiderohen të paligjshme

Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme, që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave, gjatë një aksioni në Zubin Potok.

Kështu bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Twitter.

“Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte konfirmuar aksionin e autoriteteve të vendit në veriun e banuar me shumicë serbe, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika