Policia kryen bastisje në pronat e Millan Radoiçiq

Policia e Kosovës, gjatë zhvillimit të aksionit policor për bastisje në pesë lokacione të tri komunave, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, në operacionin e sotëm për bastisje në pesë lokacione të tri komunave, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Ndërsa, i njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.

Në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës është afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq, raporton Kallxo.com.

Media “Kossev” ka publikuar pamje nga Mitrovica e Veriut të operacionit policor:

Ndryshe, deri më tani janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar. Është kapur edhe një sasi e madhe armatimi, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika