Policia kufitare konfiskon mbi tre kilogramë substancë narkotike

Në pikëkalimin kufitar "Qafë të Prushit" në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit "VW Passat" me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova

Uniforma e policisë së Kosovës





Të dielën e dy tetorit, Policia kufitare e Kosovës ka konfiskuar mbi tre kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, ku thuhet se në pikëkalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova.

Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, sipas njoftimit të policisë, duke u bazuar në analizën e riskut, nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Pamje nga konfiskimi i substancës narkotike

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në bagazhin e automjetit, saktësisht te vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuanë me sasi të përgjithshme: 3.452 gramë”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar i është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika