Policia kufitare parandalon një rast të ‘kontrabandës me emigrantë’

Gjatë vëzhgimit të Policisë në kufirin Vërmicë, janë ndaluar pesë persona shtetas nga Banglladeshi, të cilët janë parë duke bërë lëvizje të dyshimta në pjesën 'Foleja e Shqiponjës', e që si qëllim kishin emigrimin në shtetet e perëndimit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të enjten mbrëma, patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, gjatë vëzhgimit të terrenit ka vërejtur disa lëvizje të dyshimta të disa personave nga pjesa malore që vjen nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës. Gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, kanë zbritur në drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore. Bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Banglladeshi të cilët si qëllim kishin emigrimin në shtetet e perëndimit, sipas njoftimit të Policisë.

“Patrulla policore nga Stacioni për Mbikëqyrjen e Kufirit-Vërmicë, mbrëmë rreth orës 23:40, gjatë vëzhgimit të terrenit ka vërejtur disa lëvizje të dyshimta të disa personave nga pjesa malore që vjen nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës, kryesisht nga pjesa e Folesë së Shqiponjës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë vëzhgimit, janë vërejtur pesë persona të cilët nga pjesa e malit, zbrisnin në drejtim të autostradës ku po i priste një veturë TAXI me targa vendore, bëhet fjalë për pesë persona meshkuj, shtetas nga Banglladeshi, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe qëllim kishin emigrimin në shtetet të perëndimit.

Image preview

Policia ka arritur ta ndalojë këtë transport, ka intervistuar drejtuesin e automjetit, të dyshuarin mashkull kosovar, 35-vjeçar, i cili ka deklaruar se kishte qëllim që pesë emigrantët t’i dërgonte deri në Prishtinë.

Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti, ku me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndaj të cilëve do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste të tilla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika