Policia me aksion antidrogë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth orës 15:00 se është duke u zhvilluar një aksion policor kundër drogës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se është duke zhvilluar një aksion antidrogë në Mitrovicë, konkretisht në rajonin verior të kësaj komune.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12 shkurt të vitit 2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rezultatet apo detajet e operacionit antidrogë do të publikohen me kohë pas marrjes së raporteve apo informacioneve nga njësitet në terren.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë, edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme policore, ku sipas tyre, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika