Policia me aksion në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në Banjskë të Zveçanit. Pak më herët është bërë e ditur se në një lokacion janë gjetur plumba e gëzhoja, afër vendit ku ishte vrarë Afrim Bunjaku.

Pothuajse të gjitha njësitë e Policisë kanë dalë në terren për ta realizuar aksionin.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se plumbat e gëzhojat që u sekuestruan sot në Banjskë të Zveçanit janë gjetur afër vendit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023.

Në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, njësia policore sot ka gjetur dhe ka sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Elshani: Plumbat dhe gëzhojat u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika