Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Policia e Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele në veri.

Krasniqi tregoi se komunat e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë:

Qarku i Mitrovicës së Kosovës

Komuna paralele e Mitrovicës

Komuna paralele e Zveçanit

Komuna paralele e Zubin Potokut

Komuna paralele e Leposaviqit”, thuhet në postimin e Krasniqit.

“Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës oftojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë. Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Kosovës.

Këtë aksion për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se në këto objekte ishin lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Pas pranimit te informatave inteligjente në rrugë operative se ne vende te ndryshme ne pjesen veriore te Mitrovices ekzistojnë lokacione ku lëshohen dokumente të falsifikuara, Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve që i takojnë ka marrë veprime me qëllim te verifikimit dhe sigurimit te atyre provave. Është njoftuar prokuroria kompetente dhe tani jemi duke vepruar”, ka deklaruar Elshani.

Më herët gjatë këtij viti, u mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë të tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika