Si çdo ditë tjetër Policia Kosovës dhe ditën 2 gushtit të vitit 2022 ishte bërë gati, që te fillojnë si zakonisht kryerjen e detyrave të tyre në trafik
Mirëpo, të veçanta patrullimet policës do t’i bëjë pajisa janë këto vetura të reja.
E për herë të parë, kjo vetura që ka pajisje të teknologjisë më të re doli në rrugët e Prishtinës. Nga e marta do të realizohen “Patrulla Inteligjente”, në tërë Republikën e Kosovës.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi ka treguar për funksionin e saj.
Ai thotë se tani çdo rregull e thyer në trafik regjistrohet në këtë pajisje e gjoba do tu dërgohet qytetarëve në shtëpi.
“Mundësojnë identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme duke filluar nga shpejtësia e makinave në lëvizje, po ashtu dhe kur vetura është e ndaluar 24 orë bënë matjen e shpejtësisë në këndin për 360 gard”, Jeton Rexhepi, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Identifikimi i shkeljeve të rregullave në trafik, në kohë reale do të dërgohet në databazën e krijuar nga Policia e Kosovës.
“Nëpërmjet këtij sistemi bëhet leximi i targave, ku dihen se cilat janë mjete të regjistruara dhe cilat janë të paregjistruara ose mjete e vjedhura ose targat e vjedhura ose targat të cilat nuk përkojnë më automjetin në të cilin janë vendosur”, ka shtuar Jeton Rexhepi, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Përpos kësaj, pajisja ka edhe një tjetër funksion me rëndësi. Ajo mund të identifikojë në veturë në lëvizje persona të kërkuar nga Policia dhe të sinjalizoj përmes kësaj pajisje.
“Mjetet dhe personat të cilët janë të kërkuar mund t’i identifikojnë dhe të bëjë një alarm që vetura ose x personi është në kërkimi, ose dhe për shoferët që kanë masën e ndalimit për të drejtuar veturën”, ka sqaruar Jeton Rexhepi, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Drejtori i këtij institucioni, Samedin Mehmeti, thotë se ky projekt do të ndikojë në uljen e aksidenteve me fatalitet.
“Janë të nevojshme për të mundësuar disa nga kundërvajtjet të cilat më së shpeshti ndodhnin, por dhe si pasojë të cilave me së shpeshti po kemi fatalitete”, ka treguar arsyet, Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Shuma e këtij projekti të madh të policisë nuk u bë e ditur, mirëpo një gjë u bë e qartë se kjo pajisje nuk amniston asnjë thyerje të rregullave në trafik, e që në 360 shkallë gjithçka do të incizohet në databazën e Policisë së Kosovës.