Policia: Mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK janë mjete shkollore

Dy orë ka zgjatur operacioni i Policisë për pastrimin e terrenit në objektin e Odës së Mjekëve brenda QKUK-së, ku u gjetën mjete të dyshimta shpërthyese. Ato, sipas Policisë, janë materiale shkollore, derisa dyshohet se kanë qëndruar aty prej para kohës së luftës së fundit

Lëvizja e disa orendive brenda objektit të Instituteve paraklinike të QKUK-së ekspozoi disa mjete aspak të zakonshme.

Punonjësit rreth orës 14:00 hasën në mjete që dyshohet se janë shpërthyese dhe menjëherë njoftuan Policinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, tha Policia e Kosovës.

Pas këtyre veprimeve, në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitë e specializuara të Policisë për trajtimin e mjeteve eksplozive.

Aksioni përfundoi pas dy orësh, kur Policia pastroi terrenin dhe tërhoqi mjetet e dyshimta, që sipas këtij institucioni nuk përbëjnë rrezik pasi janë materiale shkollore.

Ato, sipas Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, dyshohet të kenë qenë aty nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë lëvizjes së pajisjeve dhe orendive nga Oda e Mjekëve, e cila funksionon në këtë objekt.

Dukagjini ka provuar të flasë me kryetarin e kësaj Ode, Pleurat Sejdiu, por ai ka qenë i pa qasshëm.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika