Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi kryesisht e qetë, u shënuan disa incidente

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se nata e ndërrimit të moteve ka kaluar kryesisht e qetë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e ndërrimit të moteve ka kaluar kryesisht e qetë, por në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime dhe dëme materiale, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Gjithashtu, Policia njoftoi se nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore.

“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri, ndërrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka uruar që vit i ri të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim, ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për qytetarët, në pajtim me mandatin e saj ligjor dhe kushtetues”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika