Policia ndalon një serb në pikën kufitare në Jarinje, konfiskohen 4 mijë fishekë

Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar me shtetësi serbe, në pikën kufitare në Jarinje, ndërsa në këtë aksion janë konfiskuar katër mijë fishekë

Të enjten e nëntë qershorit, në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i dyshuari pas këtij rasti është dërguar në mbajtje.

Sveçla ka bërë të ditur se pas këtij aksioni, janë konfiskuar katër mijë fishekë dhe ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën dhe profesionalizmin e tyre të lartë.

“4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika